Pas afganëve dhe ukrainasve, kryeministri Rama fton edhe këta shtetas të huaj per tu strehuar në Shqipëri
Pas afganëve dhe ukrainasve, kryeministri Rama fton edhe këta shtetas të huaj per tu strehuar në Shqipëri
11 MARS 2022
… Nga Antalja e Turqisë, ku flitet për paqen globale, Rama tha, se u ka shkruar autoriteteve nigeriane që të vijnë në Shqipëri ata që ikin nga konfliktet atje .
Pasi u hapi dyert afganëve pas ardhjes në pushtet të talebanëve, ukrainasve që ikin nga lufta dhe teksa poshtë kryeministrisë protestohet në ditën e kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama njoftoi se mirëpret në Shqipëri edhe nigerianët që ikin nga konfliktet atje. Nga Antalja e Turqisë, ku flitet për paqen globale, ai tha se u ka shkruar autoriteteve nigeriane dhe që të vijnë në Shqipëri.
“Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë, por si ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin. Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri se është fyese kundrejt nesh dhe traditës sonë që të shohim këto lloj ndasish, po Afganistani, që u tha se do të vijmë të sjellim paqen e demokracinë dhe i lamë edhe më keq se 20 vjet më parë dhe i lamë plotësisht të ekspozuar dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tani u duhet të përballen me jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e keni bërë ju hapët dyert. Kjo është e tmerrshme se kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E mira e udhëheqjes si Shqipëria është se thua atë që mendon, se nuk duhet të marrësh vendime shumë të mëdha. E vërteta është shumë e rëndësishme që të përballemi me të vërtetën”.
Gazeta Sot