11 Dhjetor 2023

Pas arrestimeve të bujshme të drejtorëve dhe zyrtarëve që rezultuan të implikuar në aferën e inceneratorëve, zbulohen kritikat e kryueministrit Edi Rama që ka bërë sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Burime për CNA bëjnë me dije se, Rama u ka bërë presion socialistëve duke ju thënë se nëse duan i çon në zgjedhje të parakohshme.

Kjo mbledhje nuk ka qenë nga ato rutinë pasi kryeministri nuk ka kursyer as kritikat ndaj deputetëve për vonesat në mbledhje.

Mësohet se gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi për deputetët, ku ka kërkuar pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.

Po ashtu është diskutuar edhe për agjendën e seancës së të enjtes, ku Rama kritikoi socialistët për mosangazhim në seancë./ CNA