Pas ciklonit të fuqishëm, sinoptikanët grekë dalin me një tjetër paralajmërim, zbulojnë pritet të ndodhë në orët në vijim: Do të preket edhe Shqipëria
Pas ciklonit të fuqishëm, sinoptikanët grekë dalin me një tjetër paralajmërim, zbulojnë pritet të ndodhë në orët në vijim: Do të preket edhe Shqipëria
23 Shtator 2020
Sinoptikanët kanë paralajmëruar se Veri-Perëndimi i Greqisë dhe Jugu i Shqipërisë do të pushtohet nga moti i keq në orët ne vijim.
Gazetari Aleksandër Marku, bën të ditur se sipas sinoptikanëve grek fenomenet me mot të keq do të jenë në pjesën e Jonit verior dhe më pas do të drejtohen për nga Shqipëria.
Si pasojë e ndryshimeve atmosferike do të ketë erëra të forta nga 60-70 km/h ndërsa deti do të ketë dallgëzim 6-7 ball.
Paralajmërimet janë bërë që në orët e para të mëngjesit ku thuhet se do të ketë rrebeshe të forta shiu dhe gjithashtu edhe reshje breshëri.
Ky paralajmërim i sinoptikanëve grek, vjen pas ciklonit që goditi Greqinë disa ditë më parë, ku shkaktoi dëme kolosale të llogaritura deri në 100 mln euro.
G. Sot