Pas dështimit të negociatave me Rithemelimin, grupi i deputeteve te Ish PD-se mblidhen nesër
2 Tetor 2022
Nga OraNews
Pasi dështoi në negociata me grupimin Berisha, Alibeaj zhvillon nesër mbledhjen e parë me ish PD-istat, të zgjedhur në kohën e Lulzim Bashës.
Ora News ka zbardhur njoftimin që u ka shkuar anëtarëve:
“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD”.
Dy grupimet, brenda Partisë Demokratike, të përfaqësuar nga Gazment Bardhi dhe Edi Paloka nuk kanë arritur një kompromis për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Lajmin e konfimoi grupi parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili u mblodh pasditen e të martës.
Grupi parlamentar demokrat bëri të ditur se pala tjetër refuzoi edhe paketën finale të propozimeve dhe këtë e konsideron si mungesë sinqeriteti dhe vullneti për të gjetur zgjidhje.
Pretendimet ndërkaq u hodhën poshtë nga Sali Berisha i cili tha se askush nuk mund të prekë flamurin e PD.