Pas erërave të forta dhe stuhive, rrugët e SHBA “pushtohen” nga bari
7 Mars 2024
Pas erërave të forta dhe stuhive në disa pjesë të SHBA-së, qytetet në Utah dhe Nevada janë “pushtuar” nga bari.
Ditët e fundit, pronarët e shtëpive në SHBA janë zgjuar me pamjen e barit që kalon nëpër qytetet e tyre.
Ndërsa vendasit në Jutah kanë pasur probleme me këtë çështje në të kaluarën, ata thanë se nuk kishte qenë kurrë kaq e keqe.
Imazhet treguan rrugët e shtëpive në Eagle Mountain të bllokuara. Në disa vende, bari arrininte deri në çatitë.
Utah nuk është i vetmi shtet i prekur, pasi disa qytete në Nevadën fqinje janë goditura gjithashtu nga “pushtimi” i barit.