Pas grabitjes së miliona eurove, zbulohet një skandal tjetër në aeroportin e Rinasit. –
Pas grabitjes së miliona eurove, zbulohet një skandal tjetër në aeroportin e Rinasit. –
Nëse iu beson valixhen në Aeroportin e Rinasit punonjësve të ngarkim-shkarkimit atëherë ka shumë arsye pse mund të jesh me zemër të ngrirë gjatë gjithë udhëtimit.
Sipas një dokumenti të publikuar nga “Report TV”, policia u kërkon kompanive ajrore që të rrisin sigurinë për procesin e transportit të valixheve. Kjo jo pa arsye, por sepse shumë udhëtarë kanë denoncuar skandalin e vjedhjes së valixheve në Aeroportin e Rinasit.
Në raport kërkohet që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontejnerë për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit, të cilët janë të TIA-s (kompania kineze e sigurisë.).
Shpesh qytetarët mësohet se kanë denoncuar se i janë vjedhur sende të ndryshme në bagazhe, nga tabletat, celularët apo sende me vlerë.
Ndërsa kërkesa e policisë është bërë në korrik të 2018-s, ende nuk është dhënë një përgjigje nga kompania e sigurisë së aeroportit.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/