Pas Kuçovës, NATO një tjetër bazë në Shqipëri; ja ku do të jetë. –

25 Tetor 2019

Pas bazës ajrore në Kuçovë, në Shqipëri mund të ndërtohet një tjetër bazë e NATO-s, por këtë herë detare. Bëhet fjalë për Pashalimanin, e cila shumë shpejt mund të përdoret nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Disa ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një letre zyrtare e ka prezantuar komandantin e Komandës Supreme për Europën, gjeneralin amerikan Tod D. Wolters me planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga Aleanca.

Xhaçka ka shprehur gatishmërinë e palës shqiptare për hartimin dhe zbatimin e një plani të përbashkët me NATO- n për zhvillimin e mëtejshëm të bazës detare, konform standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Baza Detare e Pashalimanit

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Gazeta Shqip