Pas një vere me temperatura të larta, zbuloni çfarë pritet të ndodhë në dimër
8 Shtator 2023
Dhjetori i këtij vitit sipas disa sinjaleve afatgjata mund të jetë krejtësisht ndryshe, pra me reshje bore madje lokalisht të dendura.
Edhe pse zakonisht me parashikime shumë afatgjata nuk ia vlenë dhe nuk merremi megjithatë nganjëherë hedhim një sy sinjaleve të modeleve më të sakta globale për parashikim të motit siç janë modeli evropian ECMWF dhe ai amerikan GFS. Dukej mjaft interesant parashikimi i modelin më të saktë në glob për Dhjetorin e këtij viti ku parasheh reshje bore në territorin e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe kjo me bazë nga Bullgaria, siç shihet anomalia pozitive e reshjeve të borës me ngjyrë të kaltërt bazën e ka në Bullgari ku sipas kësaj analize priten reshjet më të dendura të borës.
Në fotografinë analitike të modelit ECMWF dalin vende më dimër më intensiv gjatë këtij Dhjetori siç shihet në Rusi, Skandinavi, Alpet Evropiane dhe një në Ballkan me qendër në Bullgari, Maqedoninë Veriore dhe pjesërisht në Kosovë.
Shumë nga Dhjetorët e viteve të kaluara kanë qenë fare pa borë dhe Dhjetori i këtij vitit sipas disa sinjaleve afatgjata mund të jetë krejtësisht ndryshe, pra me reshje bore madje lokalisht të dendura.
Në fund të sqarojmë se asgjë nga ky parashikim nuk duhet të merret me siguri të madhe, ngase është parashikim shumë afatgjatë dhe mund të ndryshojë tërësisht.