
Pas raportit të OSBE, Rama mbaron punë me qeverisjen dhe i futet aktrimit.-

Rama Klloun Filmi
Pas raportit të OSBE, Rama mbaron punë me qeverisjen dhe i futet aktrimit
05/09/2019
Pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, i cili rrëzoi votimet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama duket se ka hequr dorë një herë e mirë nga qeverisja e vendit.
Edhe pse duhet të jetë në krye të punëve të vendit, që duhet pranuar, nuk po kalon ditë të mira në asnjë aspekt, kreu i Rilindjes i është futur aktrimit, profesion që di ta bëjë shumë mirë.
Rama pritet të jetë pjesë e cast-it të filmit “I Love Tropoja”, me producent Ermal Mamaqin.

Rama Klloun Filmi
Siç shihet edhe në fotot e publikuara, kryeministri thuajse nuk njihet i maskuar me paruke të zezë dhe në njërin sy ka vendosur lente.
/Syri.net