Pas seancë së jashtëzakonshme dhe tensionit në Kuvend, zbulohet lëvizja e opozitës. –

16 janar 2019

 

Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në selinë blu, pas seancën së jashtëzakonshme të mbajtur këtë pasdite të së mërkurës, ku opozita u përplas me maxhorancën pasi nuk u lejuan që të kishin një debat parlamentar lidhur me dekretet për shkarkimet dhe emërimet e ministrave.

Kreu i opozitës Basha, menjëherë pas largimit nga salla e Kuvendit dhe një deklaratë për mediat, ka mbledhur në selinë e PD aleatët e opozitës, ku mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë raporti për parlamentin si dhe për aksionin në vijim, ndërsa në orën 19:30 pritet edhe një deklaratë për mediat nga opozita e bashkuar.

 

Më herët, në një deklaratë për mediat Basha u shpreh se me këtë akt të sotëm në Kuvend, Edi Rama tregoi se ka kapur tashmë edhe Parlamentin duke mos lejuar që opozita të flasë.

Më tej ai u shpreh se opozita do të mobilizohet për t’i dhënë fund kësaj qeverie.