![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/fotooo.png?fit=640%2C423&ssl=1)
Pas shkaterrimit nga zjarri – Moti i keq “izolon” Kaliforninë, mbyllen rrugët kryesore të qytetit
5 Shkurt 2025
Kalifornia është “izoluar” për shkak se i gjithë qyteti tani ndodhet nën kontrollin e një situate atmosferike të pazakontë.
Shirat e shumtë kanë detyruar mbylljen e pjesshme dhe të plotë të rrugëve kryesore. Ndërsa ekuipazhet punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për të pastruar mbeturinat, disa masa mbeten të pacaktuara.
Stuhia ka shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dheu dhe ka thyer rekordet e reshjeve nga dekadat e kaluara në të gjithë zonën, ndërkohë që një stuhi e re po afrohet.
Në vijim priten reshje rekord bore në zonat malore dhe erëra shkatërruese.
Stuhia e parë, e cila preku një pjesë të madhe të vendit të mërkurën, duke përfshirë Los Anxhelosin, Gjirin e San Franciskos dhe Sacramenton.
Reshjet më të mëdha parashikohen ndërmjet mesditës së të enjtes dhe mëngjesit të së premtes herët, deri atëherë autoritetet bëjnë thirrje për kujdes.