Pas studentëve një grupim tjetër paralajmëron protesta: Bëhuni gati, do jemi të gjithë bashkë. –

12/12/2018

Pas protestës 8 ditore të studentëve edhe një grupim tjetër ka paralajmëruar se do të nisin protestat.

Shoqata e Infermierëve në Shqipëri ka paralajmëruar se do zhvillojnë protesta.

Bluzat e bardha do protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më 20 dhjetor.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shoqata e Infermierëve bëjnë thirrje të bëhen gati sepse pak ditë i ndajnë që të jenë të gjithë bashkë.

“Bëhuni gati edhe pak dite na ndajnë të jemi të gjithë bashkë,”-shkruan Shoqata Infermierëve.

Bluzat e Bardha shprehen se do protestojnë për të drejtat e tyre kundër presioneve, diskriminimit dhe politizimit të Shëndetësisë.

Ata kërkojnë:

-Shpërblim për fundvit

-Rritje page

-Kushte më të mira pune

-Siguri në pune

-Protokollet e punës

-Shfuqizimin e gabimit mjekesor si vepër penale

-Pagesa e ditëve të fundjavës sipas ligjit

-Pagesa e ditëve të festave sipas ligjit

-Stop koncesioneve në kurriz të personelit shëndetësor

-Stop abuzimeve me punësime partiake

-Stop dhunës ndaj bluzave të bardha

Protesta do nisë nga QSUT drejt Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/