Pas takimit me ambasadorët në selinë e PD, opozita e bashkuar vihet në lëvizje, ja çfarë do ndodhë nesër
Pas takimit me ambasadorët në selinë e PD, opozita e bashkuar vihet në lëvizje, ja çfarë do ndodhë nesër
15 SHTATOR 2020
Opozita e bashkuar ka kërkuar mbledhjen e Këshillit politik nesër në orën 10:00. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas përfundimit të takimit me trojtën e ambasadorëve në selinë blu.
Të nderuar kolegë,
Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:
Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.
Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili
Nga: G. Sot