Pas të dhënave të Prokurorisë që kryebashkiaku i PS është dënuar me tre vite burg, reagon Gazment Bardhi: – Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja
Pas të dhënave të Prokurorisë që kryebashkiaku i PS është dënuar me tre vite burg, reagon Gazment Bardhi: – Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja
15 QERSHOR 2021
Pas të dhënave të fundit që nxori Prokuroria ku bën me dije se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i dënuar me burg në Greqi, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Gazment Bardhi shkruan se “Sot kemi një lajm të mirë!”.
Reagimi i Gazmend Bardhit:
Sot kemi një lajm të mirë!
Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.
Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.
Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!
Gazeta Sot