Pas tërmeteve, Turqia përballet me përmbytje masive: – 14 të vdekur dhe 4 të zhdukur
20 Mars 2023
Të paktën 14 persona vdiqen dhe katër të tjerë u zhdukën të mërkurën për shkak të përmbytjeve në provincën juglindore Adiyaman të Turqisë, tha një zyrtar.
Reshjet e dendura shkaktuan derdhjen e lumit Egricay duke shkaktuar përmbytje.
Numan Hatipoglu, i cili punon si koordinator në Adiyaman, tha se ekipet e kërkimit ishin dërguar në vendngjarje.
“Disa nga ekipet tona mbështetëse dhe automjetet vijnë këtu gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugën. Një nga qytetarët tanë vdiq në incident dhe katër nga qytetarët tanë janë të zhdukur. Ekipet tona vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkimit,” tha ai.
“Ne po përpiqemi të arrijmë edhe njerëzit e tjerë. Shpresojmë t’i arrijmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një fatkeqësi. Një incident i tillë ndodhi pasi një kontejner u përfshi në ujërat e përmbytjes,” shtoi ai.
Uji i vërshuar shkaktoi edhe ndërprerje të qarkullimit në bulevardin kryesor Ataturk dhe rrugë e tjera.
Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD, policia, xhandarmëria dhe ekipet e bashkisë vazhdojnë të evakuojnë zonat ku ka rrezik përmbytjeje.
Adiyaman u godit muajin e kaluar nga tërmete fuqishme, të cilët tronditën pjesën më të madhe të Turqisë jugore dhe lanë më shumë se 48,000 njerëz të vdekur.