Pas tërmetit në Itali u zbulua një thesar me ar –fillon lufta e trashegimtareve. –
Një histori e rrallë vjen nga një Pescara del Tronto në komunën e Arquata në Itali, zonë që u godit nga tërmeti pak kohë më parë. Në një prej shtëpive të rrënuara u gjet një sasi e konsiderueshme ari, bizhuteri dhe miliona euro. Fillon lufta e trashegimtareve.
Ato u zbuluan në 3 shtator, por historia u bë publike vetëm pak ditë më parë. Ky “thesar” u përkiste një çifti të moshuarish që nuk i mbijetuan tërmetit.
Paratë ishin futur në hapësirat boshe të mureve prej guri. Mediat italiane shkruajnë se menjëherë ka nisur “lufta” e trashëgimtarëve për të marrë këto para.
Megjithatë ai është sekuestruar përkohësisht nga policia lokale. Të njëjtat burime thonë se fillimisht do të verifikohet burimi këtyre parave pasi ka dyshime se mund të jenë të vjedhura. Vetëm nëse do të zbulohet se paratë janë të ligjshme do tu jepen trashëgimtarëve.