28 Mars 2025

Gazetarja dhe studiuesja Erisa Zyka, e cila jeton në Bruksel, e konsideroi “ëndrrën e një nate vere” që nuk ka lidhje me realitetin në Bruksel, premtimin e kryeministrit Rama për pasaportë europiane në 2030-ën.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Zyka vuri në dukje se mbrojtja ka kaluar në prioritetin kryesor të Europës, dhe jo zgjerimi.

Po ashtu ajo theksoi se janë ngjitur populistët e djathtë dhe euroskeptikë në gjithë kontinentin.

Është si një ëndërr e një nate vere, që thua ‘wow’ sa bukur do ishte që në 2029-ën dhe 2030-ën shqiptarët të kishin pasaportë europiane, por s’i korrespondon asnjë realiteti në Bruksel, në BE.

Për 3 arsye, ngjitja e populistëve të djathtë, euroskeptikë në gjithë Europën, në Holandë kemi Partinë e Lirisë me 5 ministra në pushtet, në Francë populistët euroskeptikë janë në vend të tretë, në Gjermani, forcë e dytë.

Këto populistë euroskeptikë të të djathtës janë kundër BE-së, kundër zgjerimit, kundër Euros dhe kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO. Mbrojtja ka kaluar në prioritet kryesor. E kam fjalën për riarmatimin e gjithë Europës.

SHBA-të u thanë europianëve që është çështja juaj. Riarmatimi e shfokuson çështjen e zgjerimit. Procesi është shumë i gjatë. E pamundur që negociatat të përfundojnë në 2027-ën. Së treti për arsye të procesit, procesi është shumë i gjatë, është e pamundur që negociatat të përmbyllen në vitin 2027”.