Pashalimani në duart e Turqisë? NATO zbulon letrën e Xhaçkës: Pas Kuçovës, nis investimi i ri
Pashalimani në duart e Turqisë? NATO zbulon letrën e Xhaçkës: Pas Kuçovës, nis investimi i ri
7 Qershor 2020
Baza ushatarake e Pashalimanit në Vlorë u bë u objekt e debateve se do t’u jepej turqëve për administrim. Ky lajm u publikua nga mediat greke, të cilat ishin të alarmuara për shkak se dihen marrëdhëniet jo të mira mes Greqisë dhe Turqisë, ku ende e sot e kësaj dite po përplasen për patrullimin e ujrave në detin Egje.
Mediat greke shkruanin një javë më parë se kryeministri Edi Rama ishte i gatshëm t’i japë Turqisë, Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare. Në një shkrim të gjatë ku shprehet shqetësimi se Greqia po rrethohet nga baza detare ushtarake turke, thekson se shteti grek nuk po merr asnjë masë ndaj këtij fakti. Media greke “Estia” e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit me Turqinë, si edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës po me këtë shtet, që të forcojë ‘rrethimin’ e Greqisë.
Alarmin e Greqisë për një rrethim nga të dyja anët nga trupat ushtarke turke e ka shuar vetë NATO, aleanca më e fortë ushtarake, ku aderon vendi ynë.
Një zëdhnës i NATO-s, në një prononcim për ATSH-në ka deklaruar se kjo bazë detare do të jetë projekt i dislokimit të Aleancës, duke nënkuptuar se nuk ka të bëjë me lajmet e shpërndara për marrjen nga forcat ushtarake turke.
“Autoritetet ushtarake të NATO-s janë duke punuar ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si baza detare e Pashalimanit mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s”, konfirmoi për ATSH një zëdhënës i Aleancës.
NATO, thekson se e mirëpret mbështetjen e Shqipërisë ndaj planeve dhe sigurisë detare të Aleancës. “Ne mund të konfirmojmë se NATO ka marrë një letër nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes, ku shprehet mbështetja e qeverisë shqiptare për modernizimin e Bazës Detare të Pashalimanit. Ne mirëpresim mbështetjen e Shqipërisë ndaj planeve dhe sigurisë detare të NATO-s nëpërmjet dhënies së aftësive detare të saj për misionet dhe aktivitetet e drejtuara nga NATO. Kjo është në të njëjtën linjë me qëndrimet operacionale të NATO-s dhe pasqyron solidaritetin, kohezionin dhe unitetin e përpjekjeve të Aleancës. Autoritetet Ushtarake të NATO-s janë duke punuar ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si kjo bazë mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s”, deklaron për ATSH zyrtari i Aleancës.
Në tetor të vitit të shkuar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka iu drejtua përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters që Aleanca të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve që ofron, për të investuar edhe aty një bazë detare.
Ministrja ka theksuar se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Baza ajrore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti, sipas projektit të hartuar nga NATO, një investim ky që kap vlerën e 50 milionë eurove. Aleanca ushtarake po i kundërpërgjigjet kështu edhe ndikim rus në rajonin e Ballkanit, pasi Rusia ka një prezencë të shtuar në Serbi.
©Copyright Gazeta SHQIP