Pashkët, më të bukura ndër arberëshët e Italise.-
Pashkët, më të bukura ndër arberëshët e Italise.-
Nëse do duam të shikojmë traditat shqiptare të ruajtuara me përpikmëri, Hora e Arbëreshëvet është qyteza ideale.
E njohur si një nga qendrat më të rëndësishme dhe më të populluara të arbëreshëve të Sicilisë, ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës shqiptare, veçantitë kulturore dhe fetare, si: gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin, etj.
Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan
Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.