Pasi të miratohet Reforma Zgjedhore, vendi do të shkojë në zgjedhje!
Pasi të miratohet Reforma Zgjedhore, vendi do të shkojë në zgjedhje!
Presidenti Ilir Meta do të shpallë zgjedhjet e përgjithshme pasi të miratohet Zgjedhorja dhe për datën nuk do të bëjë asnjë konsensus me asnjë nga palët.
Nga kjo javë Presidenti ka ndryshuar qëndrimin lidhur me mënyrën sesi do të shprehet për ngjarjet e rëndësishme në vend.
“Do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë qytetare”, tha Meta në një konferencë për shtyp me gazetarët.
Lidhur me Reformën Zgjedhore ai u shpreh se pret përfundimin e saj më 31 maj, ndërsa pas miratimit do të shpallë zgjedhjet e ardhshme.
“Shpresoj dhe jam shumë i entuziazmuar nga lajmet e funti për çështjen e këshillit politik mezi po pres të duartrokas këtë konsensus. Dhe kudo të jem do kthehem ta firmos dhe të lajmërojmë botën që kjo do të jetë arritje shumë e madhe. E zëmë se palët s’ranë dakord, mundësia ime është ta kthej një herë për reflektim dhe kaq, sesi veprojnë është në varësi të aktorëve te tjerë jo timen.
Me konsensus do të bëj të qartë që në hapësirën kohore që Kodi do të më lejojë, i miratuar me konsensus apo jo, në hapësirën që më jep Kushtetuta do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme dhe s’do të bëj asnjë konsensus për ditën me asnjë palë, se jam i sigurt se me gjithë presin një Parlament të ri. Dekreti i presidentit është shumë i qartë, firmos dhe kushdo të hyjë në zgjedhje, kush nuk do të mos hyjë është problemi i tij”, tha Meta.
l.h/ dita