Pasuri e pa studiuar dhe e pa kataloguar.
Pasuri e pa studiuar dhe e pa kataloguar.
E kemi thene edhe here tjeter, qe pa u njohur dhe kataloguar pasuria e ruajtur ne artin arkaik tradicional ne dru, tekstil, gur etj, nuk mundet te mendojme se e njohim dhe shkruajme historine e qyteterimit te popullit tone. Kemi zbulime e publikime te vlerav te rralla e te cmuara per historine tone por askush institucionalish nuk mendon e planifikon per ta studiuar dhe kataloguar. Kete mendim po e publikoj me shkas te zbulimit dhe punes se kujdesshme per ruajtje nga kisha me kontribut te Prof. Frederik Stamatit.
Gjate ketyre muajve po restaurohet Kisha e Shna Prenes ne Balldre, Lezhe. nga punimet dolen ne drite dhe disa simbole te gdhendura ne gurvarre. Simbolet kultike te gdhendura si duket ne shekujt XVII- XIX kane ne vetvehte pjese te psikologjise dhe te trashegimise se botes dhe besimeve kultike te parardhesve tone.
Nder figurat simbolike kemi dhine, qenin, por ajo qe eshte me me shume interes eshte se kemi Diell dhe Hane. Populli per keto dy objekte ruan besime e kulte, e here i mendonte si moter e vlla e here si burre e grua, por me e vecanta per keto figura eshte se hena eshte e gdhendur ne reliev edhe siper nje kryqi, per te treguar, se sa fort ishte e rrenjosuru si kult ky objekt tek te paret tone, por edhe si bashkeudhetare ne shekuj e pandare e kultit tradicional me kryqin simbol i krishterimit. Nje gur tjeter deshmon se gjuha shqipe kishte perhapje ne fushen bregdetare perendimore te Shqiperise edhe ne zonat rurale krahas qyteteve ne shek. XVIII.
Ne foto, gur varri mbas restaurimit nga varreza e kishes se Shen e Premtes ne Balldren, te publikuara nga Prof Frederik Stamati.
Perpara thuajse nuk dukej asgje nga likenet dhe depozitimet e dherave mbi te.
Shenim nga Jaho Brahaj.