Pasuri e pa(çmuar) tek ne- Arti Arkaik Popullor. –
Vetem ne nje Blate (Vule) Buke qe praktikohet ne ditet tona nga shqiptaret e besimit orodoks, por qe kemi te dhena dhe dokumente, qe eshte praktikuar dhe nga besimtaret shqiptar katolik ne mesjete, kemi 6 tablo-simbole qe e shenjeteronin dhe zbukuronin buken rituale. Nga nje veshtrim i shpejt shikojme, se jane te nderthurura simbolet kristiane me simbolet pagane te ketij ritali te lashte, kryesisht ne traditen e hershme te popullit per bekimin dhe festimin e Dites se Bukes se Re. Kjo date ne Veriun Shqiperise ende ne ditet tona praktikohet me permbajtje rituali teresisht pagane dhe quhet “Darka e Kores”.
Vula qe po e pershkruajme dhe po publikojme foto,t ka forme paralepipedi, ka te gdhendura ne kater faqet me fushen me te madhe kater simbole, si e tham Pagano-Kristiane.
- Ka Simbolin e Diellit te tradites popullore, i trasheguar ne shume ekzemplar dhe ne pasurine arkeoogjike te zbuluar ne trualln tone dhe ne pothuajse mbare boten, sepse kulti i diellit eshte universal. Bashkangjiur me Simbolin Diell eshte kyqi.
2 Kemi simbolin e Pemes se Jetes, qe si kult ruan jetegjatesine dhe vazhdmsine nder breza.
3. Kemi figuren shejterore (ndoshta me breroe te gdhendur), per te cilien nga nje shikim i shpejt na sjell ndermend edhe veshjen me fustanelle, por qe nuk mundet te jemi te prere, ky eshte vetem nje pohim ne baze te shembellimit grafik, por qe kerkon kahasime me figura te tiila ne dru, gur dhe ne pikturat murale.
4 Shqiponjen me dy krena qe siper ka Kuroren, simbol realishte i pushtetit tokesor perandorak. Shqiponja nga lart dhe poshte eshte e harkuar me pikezime, te cilat tregojne, se ajo (si figure) eshte huazuar si kompozm nga Blatat (ose vulat rituale) qe pergjithsishte jane ne forme rrumbllake.
Gdhendja eshte e thjeshte, e bere si duket nga dora e ndonje fshatari drugdhendes, por qe i njihte shume mire simbolet grafike dhe domethanien e tyre.
Ne dy anet fundore kemi:
Nga njera ane nje disk diellor ta harkuar me nje vije rrethore ku jane vendosur gjashte rrathe te vegjel, edhe ky simbol diellor.
Nga ana tjeter fundore gdhendja nuk dallohet saktesisht, port te krijon imazhin e dy germave qe vendosen edhe ne Blatat (vulat klasike) te bukes tek besimtaret ortodokse.
Ketu po te pranojme se i kemi pare mire dy simbolet, rezulton se kemi te nderthurura elemente pagan; Diellin dhe Kristian; germat nistore te emrit te Krishtit. Ne kete pershkrim nuk kemi petendime, se e kemi studiuar, por vetem sa bame nje pershkrim duke dhene konkretisht gdhendjet dhe simbolet qe shikohen.
Shenimet dhe fotot: Jaho Brahaj.