“Pasuria publike po shpërndahet në duart e 10 vetave”. Dritan Hila: – Favorizohen nga qeveria me tendera e subvencione
11 Janar 2024
Analisti Dritan Hila ka komentuar qeverinë Rama, teksa shprehet se ka pasur arritje me ruajtjen e nivelit të borxhit publik, në infrastrukturë e turizëm.
Ai u shpreh kritik sa i përket shpërndarjes së pasurisë, duke thënë se kjo e fundit “është grumbulluar në duart e 10 vetave”.
Sipas tij po këta persona janë ata që favorizohen në marrjen e tenderëve dhe subvencioneve nga qeveria, gjë që është problematike për një qeveri socialiste.
“Çdo komb normal ka një rritje të mirëqenies duke ecur vitet. A është kjo në përputhje me mundësitë, me shpërndarjen e pasurisë? Sa i përket borxhit publik jemi njësoj me qeverinë e Berishës. Ta ruash borxhin pas 10 vitesh në të njëjtat shifra është arritje, kemi arritje në infrastrukturë dhe turizëm por jo në shpërndarjen e pasurisë. Ajo është grumbulluar në duart e 10 vetave që kanë pasurinë më të madhe dhe këta favorizohen në marrjen e tenderave dhe subvencioneve. Ky është problem për një qeveri socialiste. Nëse është realitet taksa 23%, mendoj se është problematike”, tha Hila.
Gazeta Sot