Patët efekte anësore pas vaksinës së Covid? – Ja çfarë zbulon studimi i ri
3 Qershor 2023
Sëmundje pas sforcimeve, lodhje, mjegullim të vetëdije, marramendje, simptoma gastrointestinale, palpitacione, ulje të dëshirës ose probleme seksuale, humbje të nuhatjes ose shijes, etje, kollë kronike, dhimbje gjoksi, lëvizje jonormale.
Këto janë 12 simptomat kryesore që sipas rezultateve të para të një studimi të kryer mbi pothuajse 10 mijë amerikanë, ka lënë pas infektimi i zgjatur me virusin COVID-19.
Sikleti mund të zgjasë me muaj ose vite pas infektimit dhe sipas ekipit hulumtues, të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA, “Long Covid” është më i shpeshtë dhe i rëndë te njerëzit që janë të pavaksinuar ose të infektuar me variante para Omicron.
Edhe për ri-infeksionimin e shpeshtë u zbulua se lidhet me një frekuencë dhe ashpërsi të shtuar të Covid-it të zgjatur.
Studimi, i botuar në Jama, është pjesë e projektit të Nih-it me titull: “Kërkimi i Covid-it për të përmirësuar rikuperimin”.
Ai lindi me qëllimin për të kuptuar pse disa njerëz zhvillojnë simptoma afatgjata pas infektimit me Sars-CoV-2 dhe gjithashtu për të identifikuar, trajtuar dhe parandaluar Covid-in e zgjatur.
Studiuesit morën në shqyrtim të dhënat nga 9,764 të rritur, përfshirë 8,646 të prekur nga Covid.
Ata vlerësuan më shumë se 30 simptoma në zona të ndryshme të trupit dhe organeve, ndërsa më pas kryen analiza statistikore, duke identifikuar 12 simptomat që dallojnë më shumë njerëzit me dhe pa Covid të zgjatur.
Më në fund ata krijuan një sistem vlerësimi bazuar në simptomat e raportuara nga pacientët, gjë që do të ndihmojë mjekët dhe studiuesit të përcaktojnë më mirë rastet.
Më shumë se 100 milionë amerikanë janë infektuar me Sars-CoV-2 dhe mbi 650 milionë njerëz në mbarë botën. Në prill, një studim i qeverisë federale vlerësoi se rreth 6% e njerëzve të infektuar me virus vuajnë nga pasojat e Covid-it të zgjatur.
Studiuesit kanë identifikuar më shumë se 200 simptoma të lidhura me çrregullimin që ndodhin ose vazhdojnë për më shumë se 30 ditë pas infektimit.
Por një përkufizim i vërtetë i “Long Covid” nuk ekziston deri më sot dhe kjo është ajo që duan të arrijnë studiuesit e projektit.
Gazeta Sot