Patriarku i Rusisë, jep mesazhin e parë në Shqipëri. –
Patriarku i Rusisë, jep mesazhin e parë në Shqipëri
Patriaku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill-I dha mesazhin e parë gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Ai është kujdesur që të mos japë mesazh politik.
Siç e bën të ditur Kisha Ortodokse Shqiptare në Faqen e saj në Facebook, sot u shtrua një drekë për nder të Kirill-it. Aty mori pjesë Presidenti Ilir Meta, kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Gjithashtu Kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, George Frendo Baba Mondi, Kreu i Kryeshoqatës Botërore të Bektashinjve dhe Pastori Ali Kurti. Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
“Në këtë shërbesë të përbashkët që kryen sot në katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”, unë shoh një shenjë të mëshirës së Zotit, e cila u mishërua në ringjalljen e Kishës Shqiptare.
Dhe në mundësinë e rikthyer për të zhvilluar jetën kishtare në vendin e vet, dhe për të konsoliduar marrëdhëniet vëllazërore me Kishat Orthodhokse Lokale.
Ju uroj me gjithë zemër që Zoti i Gjithëpushtetshëm t’i bekojë gjithmonë veprat tuaja dhe të atyre që ju ndihmojnë. T ’ju japë gjithnjë më shumë forcë dhe t’i dhurojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë paqe dhe prosperitet”, deklaroi Patriarku rus.
Siç shikohet edhe nga fotot, ai ka është respektuar institucionalisht nga kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta. I cili do ta takojë zyrtarisht nesër në Presidencë. Ndërkohë që sonte ka shtruar një darkë në Pallatin e Brigadave.
Patriarku rus Kirill prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore. Kirill, nesër do të pritet edhe nga Kryeministri Edi Rama.