Dokument i Ainshtainit

Pazëlli i Ajnshtajnit, zbulohet dokumenti i humbur në Izrael.-

Shkrimet e Albert Ajnshtajnit janë ekspozuar në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, ku zyrtarët konfirmuan të mërkurën se një pazëll i shkencëtarit ishte zgjidhur, pasi një fletë që nuk ishte parë më herët e shkrimeve të tij u zbulua rastësisht si pjesë e një koleksioni të blerë së fundmi nga universiteti.

Pjesa më e madhe e dokumenteve janë përllogaritje matematikore të shkrimeve shkencore të Ajnshtajnit në fund të viteve 1940.

Ka po ashtu edhe letra që Ajnshtajni, i lindur në Gjermani në 1879, i shkruante bashkëpunëtorëve e ku trajtoheshin një varg çështjesh shkencore dhe personale, përfshirë edhe një letër drejtuar të birit, Hans Albert.

Letra e 1935 drejtuar të birit mbante shqetësimin e shkencëtarit për rritjen e partisë naziste në Gjermani.

Thuajse të gjitha dokumentet kanë qenë të njohura për kërkuesit dhe të disponueshme në formën e kopjeve, thotë Hanoch Gutfrojd, këshilltar shkencor i arkivave të universitetit.

Por, përmbledhja, pjesë e të cilës ishte edhe letra e gjetur së fundmi, nuk është botuar asnjëherë. Kjo pasi në mungesë të saj, përmbajtja ishte e pakuptueshme.

Sipas universitetit, përmbledhja ishte një nga përpjekjet e Ajnshtajnit për të unifikuar forcat e natyrës në një teori të vetme, të cilës ai iu dedikua në 30 vitet e fundit të jetës së tij.

Dokument i Ainshtainit

o.j/dita