PD akuza ministrit Lleshaj: Sajoi skenarë me djegie makinash e policë “të dhunuar” për të…-

 14 prill 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës.

Në një postim në facebook, Bardhi, ndërsa i drejtohet  si “Llesh Kimiku”, akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se sajoi skenarë për djegie makinash false e policë të dhunuar, për të mbuluar sipas tij frikën e shtetit.

Postimi i plotë:

Jane te tmerruar nga #bashkimi i shqiptareve!S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i perdorur ne menyre kriminale kunder qytetareve. #Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash fallco e police “te dhunuar” per te mbuluar friken e shefit te tij te vetmuar.👿 Pas grabitjes ne Rinas, djegia e makines fallco dhe police “te dhunuar” eshte “suksesi” i dyte i Llesh Kimikut ne 3 dite.🙈 Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeminister fallco! Shteti i Rames ka marre fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!

Demostrata-e-Opozites-ne-Shqiperi.4

Gazeta Panorama.