27 Prill 2025

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj veprimeve të Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, duke e akuzuar atë për përfshirje në veprimtari korruptive dhe për shfrytëzimin e pozitës së tij për përfitime personale.

Vangjeli theksoi se Hoxha nuk është ndryshe nga paraardhësit e tij që janë aktualisht në burg ose nën hetim, dhe se ai përdor lidhjet e familjes për të përfituar fonde publike në mënyrë të jashtëligjshme.

Ajo denoncoi lidhjet e ministrit me kompaninë “Veba 45” shpk, që ka përfituar fonde publike nga institucione shtetërore, dhe theksoi se kjo është një shkelje flagrante e ligjit për konfliktin e interesit.

Vangjeli kërkoi që SPAK të nisë hetime të menjëhershme për të hetuar ministrin dhe për të garantuar që shkelësit e ligjit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ministri Ervin Hoxha nuk mund të ishte i ndryshëm nga paraardhësit e tij në atë detyrë, që janë në burg a nën hetim, apo nga kolegët e tij në qeveri.

Hoxha nuk është futur ende te ata që hanë kumbulla pas shpinës së Ramës, por atij i shkon shprehja tjetër popullore ‘sheh rrushi rrushin e piqet’.

Si socialistët e tjerë në qeveri që e rilindën hajdutërinë, Hoxha përdor kompaninë në emrin e së ëmës së moshuar për të përfituar para publike.

Image

ImageImage

Nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve pranë Hotel ‘Rogner’.

Administrator i të njëjtit subjekt është vëllai i tij Darling Hoxha, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale OSSH Tiranë.

Image

Në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, nenet 27 dhe 35, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit, dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Jo vetëm që personi i lidhur me zyrtarin ushtron veprimtari tregtare, por sipas të dhënave të nxjerra nga Spending data rezulton se subjekti ‘Veba 45’ shpk ka përfituar fonde publike nga institucione të ndryshme shtetërore përfshirë ato ku ka patur marrëdhënie pune ministri Hoxha, e konkretisht Administrata Qendrore e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Komisionerët Publikë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, etj.

Nuk është çudi që ‘blerjet e vogla’ deri 10 mijë euro të Ballukut për larje automjeti të kishin objektiv dërgimin e parave publike në ndërtesën në krah të KM ku ndodhet lavazhi i familjes së ministrit Hoxha.

ImageImage

Prandaj edhe specifikimet teknike të vendosura në ftesën për ofertë të procedurës me objekt ‘Shërbim larje autovetura, tapiceri’ që do të zhvillohej në 28 Mars, i përshtateshin fiks lavazhit e parkimit të Veba 45 shpk.

Sapo lajmi mori dhenë e u denoncua nga lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha, MIE anuloi menjëherë procedurën me justifikimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme dhe nuk u publikua më.

Nuk ka mbetur asnjë centimetër e atdheut të cilën këta nuk duan ta zhvatin. Nga  deti në mal dhe nga gradacelat e deri te lavazhet e parkimet poshtë tyre.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për të ballafaquar me ligjin çdo shkelës.