4 Mars 2025

Partia Demokratike (PD) dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 11 majit. Lajmi është bërë i ditur pas një takimi mes drejtuesve të dy forcave politike, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të forcuar opozitën dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë të fortë.

Kreu i PD-së deklaroi më herët se aleancat me aleatët opozitarë synojnë të maksimizojnë votën opozitare dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.

Partitë opozitare do vijojnë fushatën në ditët në vijim, duke prezantuar platformat e tyre dhe strategjinë për zgjedhjet e ardhshme.