PD: – Enkelejd Alibeaj tërheq ankimimin. – Por PD me 2 statute në Gjykatë
17 Janar 2023
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë për statutin e Partisë Demokratike dhe bashkimin e 2 statuteve në mënyrë që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit për vulën e PD.
Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa njofton se PD gjatë seancës gjyqësore do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimimi dhe pushimin e çështjes.
‘Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje. Si fillim vlen te theksohet se kjo çështje është e natyrës procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotëm për te cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës’, deklaron ai.
Kështu, perfaqesuesi ligjor i PD, me kërkesën për pushimin e gjykimit për statutin e PD, kërkon që të gjykohet çështja e vulës se PD, përpara zgjedhjeve të 14 majit.
Deklarata e plotë:
Ju falënderoj te gjithëve për interesimin e vazhdueshëm dhe për mënyrën se si keni përcjellë për publikun vijimësinë e këtij procesi gjyqësor. Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje. Si fillim vlen te theksohet se kjo çështje është e natyrës procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotëm për te cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.
Ne kushtet kur çështja është shndërruar ne një artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bere pengese për gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe është ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Për te përshpejtuar dhënien e vendimit për ketë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim qe ne dt 31 maj.
Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do te sjelle dhe qartësimin e shume problematikave qe kane shoqëruar aktivitetin politik te PD gjate këtyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatësit, nuk mund te rri pa përmendur qe per kaq muaj me radhe është e çuditshme ne mos e qëllimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit.
Kujtojmë që Gjykata e Apelit do të shqyrtonte ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021.
Gayeta Shqiptare