“PD i duhet bashkim për të zgjidhur çfarë ka ndodhur në zgjedhje”/ Analiza e Fatos Lubonjës: Krimi elektoral ndodh nga nevoja për të fshehur krimet e bëra gjatë qeverisjeve

7 qershor 2021

Analisti Fatos Lubonja thotë se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar për të zgjidhur çështjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Ne një intervistë për News24, Lubonja u ndal tek krimi elektoral, që sipas tij ndodh nga nevoja për të fshehur krimet e bëra gjatë qeverisjes.

“Përsëriten të njëjta fenomene. Krimi elektoral ndodh nga një nevojë dhe cila është ajo? Nevoja është për të fshehur krimet e bëra gjatë qeverisjeve. Në këtë kuptim them që në Shqipëri vazhdon kjo traditë e vjedhjes së votave, sepse ata që duhet të marrin votën nuk ndjejnë që e fitojnë atë vende sepse në koishiencën tyre kanë vjedhje që kanë bërë më herët. Në 96 Berisha duke ditur që do i humbte zgjedhjet bëri masakrën zgjedhore dhe teza e hedhur në peticion është një paralajmërim që kemi bërë atëherë për atë që do të ndodhte më mbrapa”, tha Lubonja.

Çfarë ka ndryshuar nga 96 deri në 2021?

Fatos Lubonja: Ka ndryshuar një gjë. Bëj edhe krahasimin me anijen e batuar, në një anë, e cila është batuar edhe më rëndë me këtë masakër zgjedhore dhe që ka një trajektore të parashikueshme. Ajo që ka ndryshuar edhe për fat të keq, është ajo që mund të sjellë rrezikun tjetër, mbytja. Ajo që ka ndryshuar është që kanë ndryshuar metodat nga një krahë, e nga krahu tjetër politikat janë më të forta se në atë kohë. Asokohe populli protestoi, ndërsa sot, ka më pak intelektualë të pavarur seç ishin atëherë. Atëherë ishim 17 persona që firmosëm një peticion, ndërsa sot s’i gjejmë dot kaq. Mediat nuk ishin asokohe në regjim të politikës. Krimi ekzistonte edhe atëherë, por nuk ishte strukturuar dhe të ishte kaq i lidhur me pushtetin nëpërmjet këtij mekanizmi të pastrimit të parasë, që e shohim në Tiranë dhe jo vetëm. Unë gjykoj që jemi në këtë lloj pafuqie dhe lidhur me këtë merremi me opozitën.

Opozita ndodhet në këtë anije të batuar dhe rrezikon të mbytet?

Fatos Lubonja: Opozita ndodhet në bordin e kësaj anije dhe në vend që të ketë aftësinë, bashkë me mazhorancën, luajnë në bord luftën me pushtet brenda PD, me opozitat e ndryshme dhe nuk ndihen shqetësimin e madh, atë të përdhunimit që ka pësuar ky vend me këto zgjedhje. Të dy palët merren pak me çështjen e këtij përdhunimi të madh. Një pjesë janë të dëshpëruar, dikush ia hedh fajin tjetrit. Ekzistonte 97 pas 96, por duhet të bashkohen bashkë për këtë rrezik të madh që është anija, por jo të merremi me kush do të fitojë brenda PD, për të marrë timonin e bordit. Ai që punon çdo ditë brenda këtij regjimi, mund ti fitojë zgjedhjet pas 4 vitesh. Edhe kur shikoj Bashën që flet sikur është në fushatë. PD nuk i duhet gara se kush do e marri PD, i duhet një bashkim për të zgjidhur gjithçka çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Manipulimet me paratë që janë hedhur në FB e qytetarëve, ishin problemet që duhej të merrej kjo opozitë

Publiku pyet se përse hesht zoti Basha, sepse ai u sulmua gjatë fushatës?

Fatos Lubonja: Kryesorja pse hesht është se po merret se kush do të fitojë PD. Ajo cka duhet ishte një mobilizim i të gjithëve, edhe me të tjerët që janë përdhunuar në këtë pikë. Ata nuk dalin dot nga bordi i anijes, nëse vijmë pas 4 vitesh do të jenë në situatë më të rëndë.

Lufta për pushtet mbizotëron mbi interesin politik?

Fatos Lubonja: Lufta për pushtet shkon baraz me interesin e tjetrit. Ai që të voton, ai të rrëzon. Bëhet fjalë për një manipulim sepse s’ke punuar mirë. Të merresh me luftën në pushtet është pak. Pra fillo puno për njerëzit, për të bindur ato që janë për t’u bindur, ato që janë faktor, sepse këtu ka ndodhur një masakër. Nuk e di çfarë i kanë thënë ambasadores amerikane, të isha unë do të ngrija vjedhjen elektorale që janë bërë. Nëse mendojnë që i sjell Amerika në pushtet dhe i lëpihen amerikanëve, nuk janë për atë punë.

Roli i ndërkombëtarëve është në çdo kohë. Sot, në krahasim me atë kohë, ndërkombëtarët thanë të pranohen zgjedhjet, rezultati i tyre. Ishte i qartë?

Fatos Lubonja: Ajo që ndodhi më vonë, ishte kriza e piramidave që kishte filluar. Kur bëmë peticionin kishte filluar, kishte mbështetje për qeverinë. Një ngjarje e rëndësishme në atë kohë, që ka ndryshuar edhe ndërkombëtarët, ka qenë një artikull një gazetari anglez, i cili shkroi në shkurt, një shkrim që tronditi politikanët perëndimorë, të titulluar: Ky regjim gangsterësh që ne mbështetshin. E kishin fjalën për të gjithë. Ishte një punë e gazetarit, që ishte informuar, kishte pyetur gazetarë këtu. Sigurisht kjo ndikoi, por ajo që ndryshoi situatën ishte protesta popullore. Unë mendoj që këto zgjedhje duhet të ishin bërë më vonë dhe duhej sqaruar situata, si blerjet e votës, presioni. Pas kësaj duhej një analizë e rëndësishme me zëra të ndryshëm, por me një shqetësim, se si mund të ishte e fortë kjo parti. Nëse pranojmë situatën që jemi në një regjim që kontrollon gjithçka, jemi në një kontekst tjetër. Duhej një PD me rishikim të politikave të tjera dhe jo me një ide që vetëm PD na shpëton nga kjo. Jo vetëm, por bashkë, sepse janë shumë që janë të interesuar. Unë kështu e mendoj. Por, ajo çka shoh unë është një dobësim i opozitës që krijon më shumë avantazhe për sistemin, kështu më duket

Gazeta Panorama