PD-ja del me thirrjen urgjente për protestë, zbardhet dita: – Para godinës së SPAK
11 Tetor 2022
Neser ne Oren 11.Partia Demokratike ka njoftuar një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të mërkurën, 12 tetor.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD Belind Këlliçi thotë se SPAK po hesht lidhur me kallëzimin që është bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, heshtja është bashkëfajësi
“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”, -shkruan Këlliçi.
Gazeta Sot