PD-ja nxjerr dëshmitarin “X”/ Albert Veliu: Agron Xhafës i kërkova të bëja një rrugë droge, e vura në provë.-
PD-ja nxjerr dëshmitarin “X”/ Albert Veliu: Agron Xhafës i kërkova të bëja një rrugë droge, e vura në provë.-
-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një koneferncë për shtyp, ku publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një koneferncë për shtyp, ku publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.
Ky i fundit deklaroi:
Quhem Albert Veliu, 51 vjec, pa punë. Kam qënë në Itali, kam punuar tërë jetën në det. Në vitin 2000 punova bashkë me zotin Agron Xhafaj, deir më 200 Punova me punë e kokainës. Hoqa dorë se nuk e përballoja dot më atë lloj pune. Një miku im ndodhet në burg në Itali. Në 2005-n kur ndodhi aksidenti, bëra një dënim prej 7 vjetësh. U kapa në Peskara, bëra dënimin, më dënuan me 15 vjet, apeli ma la 7 vjet. Agroni i mbetit qejfi. Gjatë kohë që më rrasnë brenda, nuk më solloi asnjë paketë cigare. Erdha në Shqipëri, e takoj, gjoja më ofroi një punë por djalin kamarier, më 2016. Djali është 22 vjeç. Punoi kamerier gjashtë muaj, e hoqën se s’përballonte dot ekonominë e shtëpisë.
I këkrova të më bënte një nder para 4 muajsh, për të ehhdur barishte për Itali, hashash. Do ta çonim në Itali. I këkrova një favor, më prezantoi me këtë Ermalin. E vur anë prove se sa do bënte për mua si Albert. I kërkova por nuk do ta bëja atë rrugë se kam hequr dorë, e vura në provë për të parë se sa do të bënte Agron Xhafaj. Tani është bziensmen, mes të gjithave, komandon Vlorën. Atë punë ka bërë tërë kohën, jo vetëm me mua por dhe me shumë të tjerë. Më tha bujrum sille këtë çantë ta hedhim matanë. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shehf kufiri, apo çfarë. Jam ulur në tavolinë me të. Kemi folur që thonë është fallco, le ta verifikojnë.