PD ‘ngrin’ protestat dhe ‘harron’ Ramën, njofton ‘2 zgjedhje në 1 ditë’. –
PD ‘ngrin’ protestat dhe ‘harron’ Ramën, njofton ‘2 zgjedhje në 1 ditë’
29 shtator 2019
Në Partinë Demokratike është thirrur sot një mbledhje me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, ku në fokus ishin zgjedhjet e parakohshme.
“Jemi futur ne fazën finale te zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”, mësohet të ketë deklaruar Basha.
“Përgatitja e PD për zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret ne terren dhe nis pergatitjet dhe kontaktin me qytetaret për zgjedhjet si zgjidhja e krizës”, mësohet të ketë thënë Basha.
Nuk raportohet që Basha të ketë përmendur si më parë “kushtin e panegociueshëm” për “zgjedhje pa Ramën”
Duket që PD ka hequr dorë edhe nga “protestat kombëtare” me kalendar.
“Nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike” – ka thënë Basha.
j.l./ dita