Pedagogët dalin me vendim pas mbledhjes së Asamblesë, ja çfarë u miratua. –

4 shkurt 2019.

Pas një mbledhjeje që nisi në orët e paradites, Asambleja e pedagogëve ka dalë pas mesdite me një vendim me 6 pika, që vijnë të gjithë në rikonfirmim të kërkesave të bëra që më herët.

“U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë”- është një nga pikat për të cilat kanë rëndë dakord pedagogët.

Vendimet

  1. Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
  2. U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
  3. I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
  4. Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
  5. Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
  6. Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

Gazeta Panorama.