Pedagogu i Arkitekturës: – Ish-Piramida si nuse fshati! Autori nuk u pyet, Rama a do lejonte t’i ndërhynin në piktura?!
9 Maji 2023
Rijetëzimi i ish-Piramidës ka rikthyer edhe njëherë debatin mbi tjetërsimin e saj.
Petri Ilo, pedagog në Universitetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës prej 38 vitesh, i ftuar në “Ora e Betit” ju referua si një nuse fshati.
“Preferova të vij me Besim Dajën, themeluesin e shkollës së Arkitekturës në Shqipëri. Është ai që është ndeshur me Enver Hoxhën për ti thënë se duhet të kemi dhe profilin arkitekt. Debat i madh derisa është hapur. Kam ardhur me arkitektin rebel Petraq Kolevica, arkitekti më i kulturuar ndoshta të cilit në moshën 38-vjeçare regjimi i hoqi të drejtën e projektimit dhe sot veprat e tij shkëlqejnë nëse nuk do të ndërhynin ca duar të pista.
Po ju kujtoj Pallatin pas Bankës, Bibliotekën e Korçës çfarë skandali është. Kam ardhur dhe me autorin e Piramidës, mikun tim Vladimir Bregu. I pari që duhej pyetur ishte Vladimir Bregu. Nuk është pyetur, kam komunikuar në atë kohë. Është vepër arti, kur transformohet thirret autori.Do ja lejonte kryeministri dikujt të fuste duart te piktura e tij? Kurrë! Kjo është një nga arsyet pse Ladi përjetoi atë gjendje shpirtërore. Projekti konkret më ngjan me një nuse fshati,të më falin vajzat e fshatit. Ka humbur identitetin.”