Pëlhurë anti-Covid për transportin publik/ Shkatërron mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë!

10 qershor 2020

Teksa koronavirusi gjendet ende mes nesh, çështja e transportit publik mbetet një shqetësim serioz.

Në Francë, një kompani e specializuar në pëlhurat vetëpastruese dhe njollat rezistente, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.

Kështu, kompania në fjalë ka mundur të prodhojë një kadife dezinfektuese dhe dekontaminuese, e aftë të eliminojë pothuajse 100% ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

Jérome Blanc, president i kompanisë Trajet tha se katalizatori në indet e kadifes aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë. Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen komponimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.

Falë dritës natyrale ose artificiale, kjo kadife është e aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë. Testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë treguar efektivitetin e kësaj pëlhure kundër koronavirusit.

o.j/dita