Pëllumb Pipero del hapur kundër Ramës: Kjo është e tepërt, i them kryeministrit se….

14 TETOR 2020

Mjeku Pëllumb Pipero foli për rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe mbështeti vendimin që ajo të mbahet edhe në ambiente jashtë.

Por e vetmja gjë që Pipero nuk është dakord janë gjobat. Mjeku iu drejtua kryeministrit Rama që të heqë gjobat sepse shqiptarët janë gjobitur boll nga natyra, nga dy tërmetet e pandemia, prandaj sipas tij kjo është e tepërt.

“Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia. Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative.

Do ishte e më e pranueshme në opinionin tim një aleance mbarë kombëtare, specialist dhe qytetarë, qytetarë dhe institucion që të mirëkuptohemi dhe të biem dakort që maska është mjeti më mbrojtës deri tani dhe duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe ta bëjmë mënyrë jetese.

Kjo maskë të mbron ty, mbron doktoreshën, nuk më mbron mua. Po ta mbash dhe ti, më mbron dhe mua. Duhet ta dinë gjithë shqiptarët që Covid-19 nuk ka as këmbë, as krahë, as kokë, as logjikë. Ky virus nuk qarkullon me këmbët e veta, qarkullon me ne qytetarët.

Maska duhet të jetë me vete për ta përdorur aty ku duhet dhe aq sa duhet. Përdorimi i maskës e ul ndjeshëm transmetimin e virusit dhe ul sëmundshmërinë nga ky virus. Duke pasur këtë maskë neve marrim shumë më pak spërkla pështyme me viruse brenda.

Në rast se unë rri përballë me ju për 15 minuta dhe bëj muhabet apo teshtij, ky virusi përmes spërklave mund të transmetohet deri në 3 metra. Ndaj krahas distancës fizike dhe higjienës së duarve, maska është më e rëndësishme dhe më e sigurta për aq kohë sa nuk kemi një vaksinë. I them Kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb”, u shpreh Pipero.

Gazeta Shqip