
Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Mësohet se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kurohet në shtëpi.
Ai mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, më 11 janar, në të njëtën ditë kur u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama.
Ky është rasti i parë në vend që një person infektohet me Covid, pasi ka kryer vaksinën ‘Pfizer’.
Pipero do të duhej të merrte pas disa ditësh edhe dozën e dytë të vaksinës, ndërsa raste tilla, të infektimit me koronavirus të një personi që ka marr dozën e parë të vaksinës, janë regjistruar edhe në vende të tjera të botës.
Gazeta Shqip