Pellumb Xhufi: – Qeveria ka hyrë aty ku nuk i takon. – Ide e papranueshme, anti-kushtetuese
24 Shtator 2024
“Shteti i Bektashinjve”, kush e kërkoi, a e cënon harmoninë fetare lindja e një shteti të tillë? Këto tema janë trajtuar në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e së hënës.
Historiani Pëllumb Xhufi e konsideroi si të papranueshme idenë e hedhur. Xhufi tha se është një ide anti-kushtetuese. “Krijimi i një shteti brenda shtetit është anti-kushtetues. Krijon probleme me vendet që na rrethojnë, sikundër krijon probleme mes vetë komuniteteve. Unë jam vetë bektashi, dhe pyes çfarë është ky shteti i ri”, tha Xhufi.
Ai u shpreh se me këtë ide, Qeveria ka hyrë me të dyja këmbët, si sparkatë në një çështje që nuk i takon.