“Pendimi i Durim Bamit do të zbardhte shumë ngjarje kriminale”, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Policia, e kapur shumë keq, do të ketë…
18 Qershor 2024
Arrestimi i Durim Bami dhe operacioni “Metamorfoza3” u analizuan në një emision televiziv me një panel ku pjesë ishin gazetarët Anduena Llabani, Aida Topalli, Trashëgim Sokolaj, avokatja Eneda Bozheku, polemisti Laert Vasili.
Gjithashtu pjesë e këtij emisioni u bë edhe analisti, Ilir Demalia, nëpërmjet një lidhje me Skype, i cili u shpreh se policia është kapur nga krimi dhe se problemet kriminalistike janë shumë të mëdha.
“Ky katarsis që policia mundohet të bëjë me ngjan me vettingun e drejtësisë. Si është e mundur që efektivët të arrijnë të ketë nga 2-3 banesa. Policia është kapur shumë keq, por edhe shteti. Shoqëria gjithashtu është inkriminuar, duke nisur nga ato që shpërndajnë kokainën në rrugë.
Pjesë nga diskutimi:
Trashëgim Sokolaj: Do t’i shërbente zbardhjes së shumë ngjarjeve nëse Durim Bami pendohet. Një nga ngjarjet e para për të cilat është akuzuar ka qenë marrja peng e shefit të policisë së Vlorës. Ka shfrytëzuar momentin që ka qenë duke lëvizur vetëm e ka futur në makinë dhe e ka mbajtur disa orë më pas ka kontaktuar me familjen e tij. Për këtë rast u dënua…Në 10-vjeçarin e fundit Durim Bami është një nga eksponentët kryesor të Krujë, Durrës, por edhe Tiranë.
Familjarë të Enver Stafukës, një person i zhdukur kanë përmendur vetëm një emër dhe sipas tyre i dyshuari kryesor për ta është Durim Bami, por kjo nuk është arritur të provohet. Profili i tij është kontakte me biznesin, politikën, përdorej si emër për të trembur, për t’u frikësuar. Gjobvënie ka të bëjë me këtë që një personazh i fortë piketon disa persona dhe i kërkon ose një pjesë të pasurisë ose të para dhe e kërcënon nëse nuk pranon do të kesh pasoja…
Gazetarja Anduena Llabani: Sot e shoh si një vetëpastrim që policia e Shtetit i vë vetes së saj. Kemi parë që kupola e policë ka qenë ë përfshirë dhe roli i efektivëve ka qenë edhe më i madh se kriminelët. Pra nëse sot drejtori i përgjithshëm ka në dorë një listë, dhe i është kërkuar që këta njerëz të mos emërohen dhe të mbahen nën mbikëqyrje, flas për drejtues policie dhe një pjesë e tyre u janë sekuestruar edhe telefonat. Shuma prej këtyre personave po mbahen në survejim. Survejimi i policëve është ligjor.
Gazeta Sot