Pengu i Kadri Roshit, regjisori publikon 40 sekondat e artistit nën petkun e Ali Pashë Tepelenës
Pengu i Kadri Roshit, regjisori publikon 40 sekondat e artistit nën petkun e Ali Pashë Tepelenës
Regjisori Petrit Ruka dhuron për të gjithë artdashësit një fragment të shkurtër filmik, ku aktori Kadri Roshi, luan rolin e Ali Pashë Tepelenës, duke i shkruar letër Napoleonit
Një nga pengjet e artistit të njohur Kadri Roshi ka qenë të luante rolin e Ali Pashë Tepelenës. Disa vjet pas prezantimit të dokumentarit “Butrinti i gjallë” regjisori Petrit Ruka, i cili pati fatin të realizonte në film jetën e aktorit të mirënjohur Kadri Roshi (1924-2007), nga Mallakastra në Tiranë, e më pas tek angazhimet e tij në teatër edhe kinematografi, prezanton gjatë kësaj periudhe vetëm 40 sekondat e rralla të artistit nën petkun e Ali Pashë Tepelenës, teksa i dërgonte një letër Napoleonit.
“Nga fondi im filmik po ju dhuroj një tjetër çast të art me Kadri Roshin. Sekretari i Ali Pashë Tepelenës i lexon Pashait kokëkrisur një letër përgjigje për Napoleonin e madh plot epitete lavdëruese. Aliu nuk qe dakord dhe i diktoi letrën e tij, më të shkurtrën në botë që perandori francez kish marrë ndonjëherë në jetë. E kush tjetër mund ta përcillte këtë krenari rrebele më mirë se sa legjendari Kadri Roshi. Ndiqeni këtë mrekulli 40 sekondëshe!” shkruan regjisori edhe poeti Petrit Ruka, për xhirimet e kryera në vitin 1997.
Gazeta Shyqiptarja. Com