Pentagoni: – Një anije jashtëtokësore është duke dërguar minisonda për të studiuar planetet e sistemit tonë diellor!
17 Mars 2023
Zyrtarët dhe dosjet e Pentagonit flasin qartë se ekziston një mundësi e madhe që një anije jashtëtokësore të ketë lëshuar sondat e saj, për të studiuar planetët e sistemit tonë diellor, përfshi edhe Tokën, në mënyrë të ngjashme siç bëjnë edhe agjencitë aktuale në tokë, e konkretisht NASA. Këtë e thotë shefi i zyrës së investigimit të fenomeneve jashtëtokësore apo anomalive të paidentifikuara të SHBA-ve.
Bëhet fjalë për objekte ndëryjore (interstelare), që kanë lëshuar në mënyrë të pashpjegueshme në udhëtim e sipër, të kapura nga teleskopët e NASA, objekte të tjera të ngjashme me minisonda, në udhëtimin e tyre afër Tokës, shpjegoi Sean Kirkpatrick, drejtori i AARO, në Departamentin e Mbrojtjes së Amerikës, (Pentagoni). Kirkpatrick, që ka punuar edhe si kreu i grupit të shkencëtarëve në Qendrën e Inteligjencës Hapësinore dhe Raketore të Pentagonit, është pjesë e AARO që prej krijimit të saj, më 2022 dhe së bashku me Loeb, nisën një investigim pas zbulimit të objektit ndëryjor të emërtuar “Oumuamua”, që u diktua për herë të parë në vitin 2017, nga teleskopi në Hauai, duke provokuar njëkohësisht dhe spekulime apo teori konspiracioni, se mund të ishte një sondë e madhe e dërguar nga civilizime mbinjerëzore, më të zhvilluara së raca humane, pra civilizime jashtëtokësore.
Informacioni i tij detajon dhe analizon në mënyrë specifike dy objekte: Oumuamua, që duket se ka një formë ekstremisht të sheshtë dhe e gjatë, që i ngjan një asteroidi por që çuditërisht lëshon edhe gaz. Tjetri është asteroidi i emërtuar IM2, po meteor ndëryjor dhe shumë i vogël, që u përplas në tokë në vitin 2017. Besohet se ky meteor mund të jetë lëshuar nga Oumuamua si minisondë.
Megjithatë analizohet edhe teoria se këto minisonda mund të jenë shkëputur nga trupi mëmë, si pasojë e ndonjë përplasjeje me valët apo stuhitë diellore, si dhe nga forca gravitacionale.
Gjithsesi teleskopi e ka pasur të pamundur që të shquajë më tepër pamje nga këto objekte, sepse nuk reflektojnë ndriçimin e mjaftueshëm për t’u dalluar, tha Kirkpatrick, drejtor në Pentagon për këto çështje.