Për drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar votohet edhe nga Vietnami
28 Janar 2025
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Por, në mbledhjen e sotme, shoqëruar me debate, anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio
Televizionit Shqiptar, kryen një votim pa diskutuar mbi kriteret që ploteson ose jo secili kandidat!
Kriteret janë të qarta dhe konkrete. Sipas juristëve, kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri të kufizuara, pa vërtetuar CV-në e tij me dokumentet provuese.
Nga ana tjetër, votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse Kryetari i Këshillit dhe vetë anetarët kanë lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashte shtetit, konkretisht në Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë.
Votimi online i këtij anëtari të Keshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit. Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.
Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë: Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Kliton Rama, Aurora Polo, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.
Faqja e njohur investigative Prapaskena shkruan se procesi i përzgjedhjes është i paligjshëm, i paracaktuar dhe korruptiv. Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Tiranës do të nisë hetimet dhe do të administrojë procesverbalin e mbledhjes.
Ka evidenca që kandidatja e piketuar për kreun e RTSH-së, Aurora Polo, ka korruptuar disa anëtarë të Këshillit Drejtues, me qoka, duke abuzuar me detyrën e drejtoreshës së komanduar.
Aurora Polo është zgjedhur nëndrejtore e RTSH në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi nuk plotëson kriteret. Duke menduar se do t’i shpëtojnë përgjegjësisë penale, po tentojnë t’a çojnë më tej këtë paligjshmëri, duke emëruar Polon në krye të RTSH.
Kriteret
Statuti i RTSH ka përcaktuar qartë kriteret mbi të cilat duhet të bazohen anëtarët e këshillit:
a) të jetë shtetas/e shqiptar;
b) të ketë kryer arsimin e lartë;
c) një individ me ndjenjën më të lartë të
integritetit, përgjegjësisë, kualifikimeve profesionale dhe meritave;
ç) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
d) të ketë përvojë të spikatur në menaxhim dhe drejtim;
dh) të dëshmojë njohje të sektorit public audioviziv, misionin dhe zhvillimin e tij në përputhje me standardet europiane.
Aurora Polo sipas CV së publikuar prej asaj vetë, nuk ka asnjë vit punë si drejtuese në media audiovizive apo të shkruar. Këshilli duhet ta skualifikojë atë në mbledhjen e të hënës, për mospërmbushje të nenit 10, pika ç të statutit të RTSH: Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale.
CV-ja e Aurora Polos
1-Drejtuese e Albafilm
2-Përgjegjës i Sektorit të Tensionit të Ulët dhe të Mesëm, Drejtoria për llogaritjet e humbjeve dhe Departamenti i Bilancit të Matjes. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (Nën varësinë e Ministrisë së Energjitikës)
3-Specialist në Licencat dhe Koncesionet Energjetike, Departamenti i Standardeve Energjetike, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
4-Specialist në Departamentin e Shitjeve dhe Marketingut – Drejtoria e Përgjithshme, Albtelecom sh.a.
5-Shef i Furnizimit me Energji në Departamentin Teknik – Drejtoria e Përgjithshme, Albtelecom sh.a
6-Shef i Furnizimit me Energji në Qarkun Tiranë 1, Albtelecom sh.a.
7-Anëtar i Task Forcës Mjedisore të Energjisë