Për herë të tretë, muaji tetor që lamë pas ishte më i ngrohti në histori
Për herë të tretë, muaji tetor që lamë pas ishte më i ngrohti në histori
9 nentor 2021
Për herë të tretë, muaji tetor që lamë pas ishte më i ngrohti në histori
Muaji i kaluar ishte tetori i tretë më i ngrohtë në botë, i regjistruar që nga viti 1979, njoftoi të hënën shërbimi evropian i ndryshimeve klimatike Copernicus.
Studiuesit thanë se vetëm tetori 2015 dhe 2019 ishin më të ngrohtë – dhe vetëm “në mënyrë margjinale”.
Temperaturat globale ishin 0,42 gradë më të ngrohta se mesatarja e bazë nga viti 1991 deri në vitin 2020.
Temperaturat më të ngrohta se mesatarja ishin veçanërisht të dukshme në Kanadanë veriore, Rusinë veriore dhe Antarktidën perëndimore. Në Evropën jugore dhe juglindore, ishte disi më ftohtë se zakonisht.
Copernicus, shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike, është i vendosur në Bolonjë, Itali dhe Reading, Britani.
Ai publikon raporte mujore mbi temperaturën e ajrit, akullin e detit dhe ciklin e ujit duke mbledhur të dhëna nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit në mbarë botën.
Gazeta Dita