Për kë bien daullet e NATO-s? – Eksperti bën paralajmërimin e frikshëm: – Ja rreziqet që i kanosen botës
19 Janar 2024
NATO do të nisë stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në dekada, javën e ardhshme. Rreth 90,000 personel pritet të marrin pjesë në aktivitetet luftarake të quajtura “Steadfast Defender 24” që do të zgjasin deri në fund të majit.
Qëllimi është të tregojë aftësinë e aleancës ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj. Në një intervistë ntelevizive, u shpreh se debati bëhet me vendet kryesore të NATO-s në Europë.
“Ka një debat të madh është rritur shpenzimi për armatim. Ka nisur në kohën kur u bë president Obama dhe ne u anëtarësuam në NATO. Debati këtu bëhet me vendet kryesorë të NATO-s në Europë që kanë qenë kundër shpenzimit. Është e pamundur që të themi partner në NATO dhe unë që jam partner i madh shpenzoj më shumë dhe kam po të njëjtin ‘zë’ si një partner më i vogël. Në konceptin e fundit strategjik të NATO-s flitet qartë që duhet të angazhohet për sigurinë e hemisferës veriore të planetit”, ka thënë ai.
Ilir Kulla gjithashtu foli edhe për luftën Iran-Pakistan: “Në Baluchestan, ka një organizatë. Është një terren jashtë kontrollit. Qeveria e Iranit ka bombarduar një territor në veri të Sirisë, një ndërtese në Erbil, Kurdistan dhe këto territoret në Baluchestan si hakmarrje për një sulm të bërë më parë. Në Erbil iranianët pretendojnë se kanë asgjësuar një bazë të Mossad. Për hakmarrje Pakistani çoi disa raketa në Iran dhe pas disa ditësh janë takuar ministrat dhe kanë rënë dakord që nuk do të ketë më sulme”, tha ai.