Per kuriozitet. – Treni në Shqipëri, 200 persona udhëtojnë çdo ditë nga Tirana në Durrës
Per kuriozitet. – Treni në Shqipëri, 200 persona udhëtojnë çdo ditë nga Tirana në Durrës
Sa e zakontë dukej dikur një bilete treni, aq e pazakontë dhe nostalgjike është sot të udhëtosh me tren në Shqipëri.
Duket e pabesueshme, por trenat vijojnë të jenë një mjet udhëtimi, të paktën deri në Durrës.
200 persona në ditë lëvizin nga Tirana në Durrës.
Edhe pse largësia me qendrën e Tiranës e ka ulur numrin e udhëtarëve, rreth 200 qytetarë zgjedhin çdo ditë trenin për të lëvizur drejt qytetit bregdetar të Durrësit.
Shumë larg gjendjes së dikurshme, megjithatë ka disa arsye që disa qytetarë vijojnë të zgjedhin udhëtimin me tren nga Tirana në Durrës.
Por xhamat e thyer dhe mungesa e kushteve i shkëputin shpejt nga kujtimet.
730 kilometra rrugë e hekurt lidhnin thuajse çdo cep të Shqipërisë deri në vitet 1990.
Sot, me gjithë premtimet për t’i kthyer dinjitetin hekurudhës, duket qartë se në çdo ditë që kalon, treni po i afrohet stacionit të fundit për të mbetur një relike e së kaluarës.