Shkaterrohen-monumente-Gjirokaster

Per monumentet e trashëgimisë kulturore…

Nga Ben Antoni

Këto s’duhet t’i përmendim sepse të zë tmerri. Gati një vit e gjysmë më parë, ish-Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e pranishme në Komisionin parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik ka deklaruar se janë 219 monumente në të gjithë vendin në rrezik shembjeje!!! Kurse akademiku i njohur Emin Riza akuzon hapur Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve për degradimin dhe shkatërrimin e banesave popullore në gjithë vendin dhe të  akademiku thekson se rreth 200 banesa, të cilat janë shpallur më herët monumente kulture të kategorisë së parë nuk ka ende një dokumentacion të plotë mbi gjendjen e tyre.  Po cili është fajtor vallë?!!

Shkaterrohen-monumente-Gjirokaster

Shqiptarët kanë një qasje të çuditshme me monumentin, por që në jo pak raste i  nxjerr disi paganë. Në dukje të gjithë e vlerësojnë nderimin e një figure dhe një ngjarje, por jo shumë kohë më pas, duket se bëhemi mëdyshas dhe ‘i tregojmë’ vendin. Kohërat, sistemet dhe edukata e viteve nuk është se na kanë ndryshuar, duke na bërë shumë herë paradoksalë, por më shumë duke provuar në terren se shqiptarët, ashtu si Ballkanasit, kanë shumë më tepër histori sesa mund të konsumojnë në të vërtetë.

Shkaterrohen-monumente-Gjirokaster

/Javanews