Për një rihapje dritare në një magazinë pa lidhje, Bojken Lako në gjyq penal dhe e dënuan 3 vjet.
9 Shtator 2022
Një minut, një minut se kërcet shumë llogjika.
Për një rihapje dritare në një magazinë pa lidhje, Bojken Lakon, Erion Veliaj e çoi në gjyq penal dhe e dënuan 3 vjet. Pa lidhje fare sepse një leje e kishte marrë gjithsesi.
Po të panë me matrapik apo edhe një trapan duke hapur një vrimë në mur në shtëpinë tënde, të vijnë në derë 30 policë bashkie dhe të gjithë inspektoriatet e shtetit.
Tani ky Erion Veliaj nuk paska parë mijëra m² ndërtime PA LEJE në Tiranë?! Si kështu, nuk ka asnjë faj ky?!
Si ka mundësi?! Bashkia informohet për çdo vrimë muri brenda shtëpive dhe nuk sheh metrat katrorë që ndërtohen hapur fare?!
Po qeveria, tani i pa?! Po ato dronët e satelitët për çfarë i përdor, për të parë seks?!
Dakord që Dallëndyshja sheh më mirë, pse harxhojnë para për satelitë e dronë?!
Po qeveria e dallëndyshes përse nuk i shëmb ato ndërtime, nnësoj si ndërtimet e shembura deri më sot, por i konfiskon si partizanët e 1945?!
Me kë tallen këta plehra të pariciklueshme?!
Ptu, palaço!
Nga FB; “Ylli Manjani”.