Për Vladimir Putin, 24 orët e ardhshme janë kritike
24 Qershor 2023
“Kush ecën në rrugën e tradhtisë, do të ndëshkohet. Unë nuk kam për të lejuar një luftë civile në Rusi”.
Vladimir Putin e bëri të qartë përmes një fjalimi në orët e para të ditës se rebelimi i grupit mercenar Wagner të drejtuar nga Yevgeni Prigozhin, nuk do të kalohet lehtë.
Edhe pse e pranoi bllokadën e objekteve të rëndësishme në qytetin jugor rus, Rostov ku gjendet shtabi qendror i ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë, Putini tha se ushtria ruse ka marrë urdhrin të veprojë ndaj atyre që organizuan kryengritjen e armatosur.
“Trupat tradhëtare të Wagnerit do të ndëshkohen pa vonesë. Rebelimi i tyre është një kërcënim vdekjeprurës për Rusinë. Unë nuk kam për ta lejuar një luftë civile në vend. Thirrjet për kryengritjes janë një thikë pas shpine. Veprime kyce do të ndërmerren për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don”, tha ai.
Prigozhin ka deklaruar se do të marshojë drejt Moskës, nëse krerët më të lartë ushtarakë nuk takohen me të. Përmes një audio-mesazhi, ai duket se i është kundërpërgjigjur Putinit, duke thënë se trupat e tij nuk po kryejnë tradhti, por janë “patriotë” që po luftojnë për të ardhmen e atdheut.
Për CNN-in, presidenti rus po përballet me kërcënimin më serioz deri tani në 23 vitet e pushtetit të tij. Gjithçka për të cilën ka luftuar deri më sot, mund të shembet brenda natës, thotë gjigandi mediatik amerikan, sipas të cilit, 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Putinin dhe fatin e Rusisë. Zyrtarë ukrainas nxituan ta përshkruajnë këtë situatë si një shenjë të “kolapsit të regjimit të liderit rus”. Volodymyr Zelensky vetë u shpreh se ky moment dëshmon dobësinë e Rusisë.
Ishte edhe e pashmangshme edhe e pamundur. E pashmangshme, pasi keqmenaxhimi i luftës kishte nënkuptuar se vetëm një sistem i mbyllur në mënyrë homogjene dhe imun ndaj kritikave si Kremlini, mund t’i mbijetonte një fatkeqësie kaq të tmerrshme. Dhe e pamundur pasi kritikët e Putinit thjesht zhduken, ose bien nga dritaret, ose helmohen në mënyrë të egër. Megjithatë, tani ushtria e pestë më e madhe në botë po përballet me një fundjavë, në të cilën vëllavrasja – kthimi i armëve drejt shokëve të tyre ushtarë – është e vetmja gjë që mund ta shpëtojë elitën e Moskës nga kolapsi.
Aq jemi mësuar ta shikojmë Putinin si një mjeshtër taktik, saqë hapat e mosbindjes së shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndonjëherë u vlerësuan si një stisje – një përpjekje e Putinit për t’i mbajtur gjeneralët e tij në brazdë. Por ajo që po shohim sot – me Putinin të detyruar të pranojë se Rostov-on-Don, qendra e tij kryesore ushtarake, është jashtë kontrollit të tij – i hedh poshtë idetë se kjo u inskenua nga Kremlini.
Sidoqoftë, ka gjasa që njësitë e “Wagner”-it të kenë planifikuar një pjesë të kësaj strategjie për ca kohë. Justifikimi për këtë rebelim u duk urgjent dhe spontan – një sulm i qartë ajror ndaj një kampi të “Wagner”-it në një pyll, që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka mohuar.
Ndoshta Prigozhini ëndërroi se do të mund ta shtynte Putinin drejt një ndryshimi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes që “Wagner”-i e ka qortuar me muaj. Megjithatë, adresimi i Putinit të shtunën në mëngjes e rrëzoi këtë mundësi. Kjo tashmë është zgjedhje ekzistenciale për elitën e Rusisë – mes regjimit të presidentit që po lëkundet dhe Frankenshtajnit të errët mercenar që ky regjim e krijoi për të kryer punët e pista të Putinit dhe që është kthyer kundër padronëve të tyre, shkruan CNN.
Ku janë forcat speciale të FSB-së? Të shkatërruara nga lufta apo pa vullnet për t’i vënë në shenjë shokët e tyre të armatosur e me përvojë në “Wagner”?
Kjo nuk është hera e parë këtë pranverë që e kemi parë Moskën duke u dukur e dobët. Sulmi me dron ndaj Kremlinit në maj do të duhej ta ketë bërë elitën përreth Putinit që të pyesë se si ka mundësi që mbrojtja e kryeqytetit ishte aq e dobët. Disa ditë më vonë, shtëpitë elitare të vendit u shënjestruan nga më shumë dronë ukrainas. Në mesin e të pasurve rusë, ngjarjet e së premtes do të largojnë çfarëdo pyetje për atë nëse ata duhet të kenë dyshim për kapjen e Putinit për pushteti.
Ukraina, me gjasë, do të jetë duke festuar për kohën e tmerrshme të kësaj kryengritjeje brenda rangjeve të Rusisë. Me gjasë, kjo do ta ndryshojë rrjedhën e luftës në favor të Kievit, por rebelimet rrallë përfundojnë në Rusi – ose kudo tjetër – me rezultatet për të cilat fillojnë. Largimi i Car Nikolasit II më 1917 në Rusi u shndërrua në Revolucion Bolshevik, Leninin e pastaj në Perandori Sovjetike.
Përderisa zhvillohet kjo dramë e rrallë e dobësisë themelore njerëzore ruse, nuk është e pashmangshme që përmirësimet do të pasojnë. Prigozhini mund të mos fitojë dhe themelet e kontrollit të Kremlinit mund të mos shemben, por një Putin i dobësuar mund të bëjë gjëra joracionale për ta dëshmuar fuqinë e tij.
Ai mund të tregohet i paaftë për ta pranuar logjikën e humbjes gjatë muajve të ardhshëm në vijat e frontit në Ukrainë. Mund të mos jetë i vetëdijshëm për thellësinë e pakënaqësisë në mesin e forcave të armatosura të tij dhe për mungesën e kontrollit të duhur mbi veprimet e tyre. Pozicioni i Rusisë si fuqi e përgjegjshme bërthamore qëndron mbi stabilitetin në krye të saj.
Shumë gjëra mund të shkojnë në mënyrë të gabuar, por është e pamundshme që të imagjinohet se regjimi i Putinit do të kthehet ndonjëherë te kulmi i mëparshëm i kontrollit prek këtij momenti dhe është e pashmangshme që trazira e ndryshime të mëtejshme shtrihen para tij.
Gazeta Dita